Hendbollistet: KHF Prishtina bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet  - Bota Sot
Hendbollistet: KHF Prishtina bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet 

Hendboll

Hendbollistet: KHF Prishtina bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet 

Nga: K. Goca Më: 13 qershor 2020 Në ora: 14:25
Hendbollistet: KHF Prishtina bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet 

Një lajm i keq vjen nga klubi me renome i hendbollit Prishtina në konkurrencën e femrave. 
"Senioret e KHF Prishtina bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet për arsye të mosplotësimit të kushteve.

Klubi hendbollistik Prishtina (femrat) ndodhet në fazë të vështirë ekonomike tash e sa kohë, fazë e cila u bë më e ndjeshme sidomos gjatë këtij edicioni 2019/2020. 

Pavarësisht kërkesës së lojtareve ndaj kryesisë së klubit që të kryhen obligimet ndaj tyre si dhe ankesës së tyre për kushtet e dobëta në klub, kryesia nuk i mori parasysh këto kërkesa.

Sot në ndeshjen për play-off është bërë me dije se ndaj kundërshtarit do luajnë kadetet e klubit, duke e vërtetuar edhe njëherë mosinteresimin e kryesisë për zgjedhjen e situatës. Duke e pare nga ana e tyre si zgjidhje te situatës shkarkimin e te gjitha lojtareve nga klubi”, është dërguar një letër në adresë të redaksisë nga hendbollistet.  Presim që kryesia e KHF Prishtina të dal me një komunikatë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat