Suzana Ujkiqi më efikasja, fitore bindëse e Istogut ndaj të rejave të Prishtinës

Hendboll

Suzana Ujkiqi më efikasja, fitore bindëse e Istogut ndaj të rejave të Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2020 Në ora: 16:58
Suzana Ujkiqi më efikasja, fitore bindëse e Istogut ndaj të rejave të Prishtinës

Istogu është një hap më afër finales së madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll. 
Vashat e Istogut fituan me lehtësi në udhëtim me rezultat 43:12 (23:8) ndaj Prishtinës. 

Skuadra nga kryeqyteti ka luajtur me lojtare të reja kryesisht kadete sepse i munguan lojtaret seniore, të cilat janë në bojkot për shkak se nuk iu plotësuan kushtet e kërkuara nga ana e kryesisë.  

Kampionet mbizotëruan lojën duke iu falënderuar lojës efikase të Suzana Ujkiqit që realizoi 8 gola, e ndihmuar nga Albina Rugova me 5 gola, Keta Venetski, Fatjona Rexhaj, Tina Milatoviq, Tina Hetemi që secila shënoi nga 4 gola, Pranvera Ferataj 3 gola etj. Istogu takimin e  dytë e pret me qetësi dhe të kualifikohet në finalen e madhe.

Për trajnerin e Istogut, Faruk Shala, më shumë kjo ndeshje ka qenë si stërvitore, duke pasur parasysh përballjen me njomaket e Prishtinës.

Prishtina-Istogu 12:43 
Prishtina: Arifi, D. Shala 3, Kurteshi 3, Berishs 3, Krasniqi, Di. Shala 1, E. Kongjeli 1, Ajvazi 1, Sadiku dhe Behluli.
Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ferataj 3, Rexhaj 4, Venetski 4, Ferizaj 1, Rugova 5, Hetemi 4, Shatri 2, Milatoviq 4, Ujkiq 8, A. Berisha 2 dhe Halitaj 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat