Vushtrria shumë e fortë

Hendboll

Vushtrria shumë e fortë

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 15:08
Vushtrria shumë e fortë

Vushtrria drejt finalesIstogu e Vushtrria kanë fituar ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e hendbollisteve.
Istogu në kryeqytet fitoi ndaj Prishtinës me rezultat bindës 43:12. Prishtina është paraqitur me lojtare të reja.

Shumë më tepër rivalitet kishte në Ferizaj ku u takuan Ferizaj e Vushtrria. Fitore shënoi Vushtrria me rezultat 27:24. Pas pjesës së parë Ferizaj ishte në epërsi prej një goli. B. Rama me 13 gola udhëhoqi Vushtrrinë. Te Ferizaj u dalluan Fazlija e Koneski me nga 7 gola.

Ndeshjet e dyta luhen mesjavën e ardhshme. Ndeshjet janë luajtur pa shikues dhe pas kontrollimit mjekësor të lojtareve.

Prishtina – Istogu 12:43 (8:23)

Prishtina: Arifi, Shala 3, Kurteshi 3, Berisha 3, Krasniqi 1, Di. Shala 1, Kongjeli, Ajvazi 1, Sadiku, Behluli

Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ferataj 3, F. Rexhaj 4, Venetski 4, Ferizaj 1, Rugova 5, Hetemi 4, Shatri 2, Milatoviq 4, Ujkiq 8, Berisha 2, Halitaj 5

Ferizaj - Vushtrria 24:27 (11:10)

Ferizaj: Rogova, Basha 3, Salihu 1, Koneski 7, Sylejmani, Fazlija 7, Kelmendi 4, Damaneku, Reçica 1, Misini, Gashi 2, Kupina 1, Dinulli
Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi, Avdiu 3, Rama 13, Zymeri, Preniqi, Ramabaja 7, Rrahmani 1, Selaci, R. Gubetini, Kasumi 2, Tahiri 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat