Dinarica largohet nga Kosova, kthehet në Çair - Bota Sot
Dinarica largohet nga Kosova, kthehet në Çair

Hendboll

Dinarica largohet nga Kosova, kthehet në Çair

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 16:16
Dinarica largohet nga Kosova, kthehet në Çair

Klubi i hendbollit për femra "Çair" fuqishëm po përgatitët për debutimin në Europë dhe për sezonin e ri në ligën e parë të Maqedonisë në hendboll për femra, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

Në këtë klub kanë ardhur përforcimet e para.
Aloja Arlinda Dinarica është kthyer nga Kastrioti i Kosovës, Anamarija Bozinovska, reprezentuesja e RMV-së nga Vardari dhe supertalentja nga Spartak, Gabriela Kostadinovska, pivote.

"Jemi të lumtur me këto tre përforcime për të cilat nuk duhet harxhuar shumë fjalë. Arlinda Dinarica është lojtare vjetër-e re e klubit. Është reprezentuese e Maqedonisë te U20 dha një prej alove më kualitative në vendin tonë. Mandej prej rivalit tonë Vardar ka ardhur reprezentuesja Anamarija Bozinovska, bek i majtë, një pozitë deficitare në ekip. Një super lojtare që do ta përforcoj klubin ndjeshëm dhe Gabriela Kostadinovska, në pozicionin pivot, e cila vjen nga ekipi Spartak.

Bëhet fjalë për një lojtare të re dhe me perspektivë", deklaroi trajneri i KHF Çair, Basri Latifi. Arlinda Dinarica së fundi ka luajtur për Kastriotin e Ferizajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat