Istogu kurrë më afër finales

Hendboll

Istogu kurrë më afër finales

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:48
Istogu kurrë më afër finales

Të martën e të mërkurën luhen ndeshjet e dyta dhe të fundit të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të martën nga ora 17:00 takohen Istogu e Prishtina. Ndeshja luhet në palestrën “Dresha” në Orroberdë.

Kampioni aktual, Istogu, është pranë finales. E ka fituar ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë me rezultat bindës, 43:12.

Si mysafir ka fituar edhe Vushtrria që të shtunën e mposhti Ferizajn me rezultat 27:24. Edhe ndeshja e dytë në mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë me rivalitet dhe interesante.

Ndeshja Vushtrria – Ferizaj luhet të mërkurën nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – TOTA” në Vushtrri.

Skuadrat që janë më të suksesshme pas dy ndeshjeve kalojnë në finale të plejofit. Ndeshjet luhen pa shikues dhe duke respektuar të gjitha masat e kujdesit që janë paraparë në luftë ndaj COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat