Prishtina sfidon Besën - Bota Sot
Prishtina sfidon Besën

Hendboll

Prishtina sfidon Besën

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 17:32
Prishtina sfidon Besën

Kampionia aktuale, Besa Famgas, nuk ka asnjë humbje këtë edicion, ndërsa serinë pozitive synon ta vazhdojë edhe në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa Famgas e pret Prishtinën të shtunën (nesër) nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Skuadra pejane ka planet e saj për të vazhduar me fitore, ndërsa Prishtina synon të prish llogaritë e Besës.
Besa Famgas në gjysmëfinale të plejofit e ka kaluar Kastriotin e Ferizajt, me dy fitore të thella. Prishtina ka bërë përmbysje të madhe në gjysmëfinale për të arritur në finale.

Fillimisht në kryeqytet Prishtina pësoi me tetë gola dallim nga Trepça, por të mërkurën në Mitrovicë fitoi me 11 gola dallim dhe avancoi në finale.

Kampion shpallet skuadra që fiton tri pikë, përkatësisht që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat