Besa drejt titullit - Bota Sot
Besa drejt titullit

Hendboll

Besa drejt titullit

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 21:02
Besa Famgas

Besa Famgas ka vazhduar me fitore. Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Prishtinën me rezultat bindës, 38:26. Ishte kjo ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Besa ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, kurse në finalen e parë ishte e pakonkurrencë. Shkëputja e ekipit pejan ka nisur herët në pjesën e parë. Epërsi bindëse Besa Famgas ka mbajtur gjatë gjithë ndeshjes.
Besës tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të mbrojtur titullin e kampionit.
Besa ka dominuar falë lojës së shpejtë dhe kundërsulmeve. K. Jupa ishte më efikasi te Besa me 9 gola. Nga 7 gola i shënuan N. Prce e E. Gjuka. Te Prishtina më efikasi ishte P. Prekazi me 7 gola.

Besa Famgas – Prishtina 38:26 (24:13)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 4, Vokshi 2, Jupa 9, J. Vokshi, Mushkolaj, Luzha, Visoka, Tahirukaj 6, Kukrika 1, Prce 7, Ramosaj 1, Gjuka 7, Dukaj, Tafilaj, J. Muqolli 1

Prishtina: Beqiraj, Ramadani 1, Ademi, Abazi 3, Bajqinovci 5, Gjuka 2, Agushi, E. Ademi, Sherifi, Beshiri 4, Prekazi 7, Terziqi 1, Syla 3

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat