Ja keni borxh që ta putheni në lule të ballit Taib Kabashin, vetëm për një arsye!

Hendboll

Ja keni borxh që ta putheni në lule të ballit Taib Kabashin, vetëm për një arsye!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2020 Në ora: 15:27
Ia keni borxh që ta putheni në lule të ballit Taib Kabashin, vetëm për një arsye!

Trajneri lind, sportisti lind, lideri lind! Nuk ndërtohet trajneri me zor, as sportisti me zor e as lideri me zor! Taib Kabashi ka lind trajner dhe është fjala e fundit në Kosovë!

Diploma, diploma e licenca A, B, C, D, ZH nuk të bën trajner kur nuk je i lindur!  Mund ta kesh titullin arsimtar, profesor e akademik, por nuk je për trajner! 

Taibi është i lindur për zejen e trajnerit, është sikur shkencëtar se profesor i hendbollit është fjalë e vogël për të. 
Merre me mend, që nga viti 2001 e deri me tash, Kabashi më i suksesshmi në hendbollin e Kosovës, si trajner është fjala, nëse jo si kampionë i shumëfishtë, nënkampionë i shumëfishtë po se po dhe finalistë i shumë Kupave të Kosovës! 

“Kemi shumë lojtarë që janë pjesë e kombëtares së Kosovës, pra janë 80 për qind e lojtarëve që dolën nga duart e mija dhe të kolegëve”, kështu ka thënë Taib Kabashi para një kohe në gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Fakt që ende punohet në kombëtare me brumin apo materialin që e ka lënë Kabashi! Le ta kontestojnë deklaratën e Kabashit qoftë edhe bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës! 

Inati mund t’ia keni Taibit, por hakun askush nuk mund t’ia hanë! Nuk është marre edhe bordi i FHK-së, që sot ta thërret Kabashin, në një takim konsultativ, se çfarë të bëjmë më tutje dhe si ta shpëtojmë hendbollin! 

Është i vetmi trajner që gjithnjë rri në vend të dytë në vitet e fundit me ekipin e Prishtinës, patën e nuk patën pare. 
Po ta kishte Kabashi infrastrukturën e Besa Famgas nga Peja, që është klubi bindshëm më i organizuar, do të ishte superfuqi!

Nuk është marre që edhe Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, një ditë ta ftojë Kabashin për një kafe, ta dëgjojë mendimin e tij dhe ta mbajnë edhe një seminar me trajnerët, t’ju tregon se si motivohet lojtari edhe kur nuk ka asnjë centi në xhep dhe se si luftohet për ngjyrat e klubit. 

Në seminarë të jenë edhe trajnerët e meshkujve edhe të femrave. 
Nuk është marre që  Kabashi nesër të emërohet edhe koordinator apo edhe drejtor i kombëtares së Kosovës për të gjitha grupmoshat. E meriton, më i dijshmi është!  

A ka kush që mund t’ia mohojë këto fakte Kabashit, kur ka thënë qe ende me brumin e tij po mbahet kombëtarja e Kosovës. Urdhëroni e flisni e demantone! Askush! 

Kabashi nuk ka rëndësi se sa e ka humbur sfidën e fundit me Besën, e rëndësishme është se prapë po del i dyti me ekip! 
Ose siç thotë njëri nga trajnerët e njohur, që nuk do ta publikojmë me emër: “Na mori pusi a na ka ngrënë dreqi, kemi trajnerë që ende nuk dijnë me renditë ekipin në fushë, e rendisin mbrapsht e qesharak”.  

Kabashit duhet t’ia putheni lulen e ballit që po e ka një ekip motivuese e po i bën rezistencë që sa vite Besës së fortë, edhe fuqishëm, po e shpëton me fytyrë kampionatin.

Trajnerit më të mirë shtrija dorën ose në aspektin sportiv putheni në lule të ballit, se nuk është marre, e meriton  për punën dhe angazhimin që e po bën. 

I vetmi njeri sipas informatave që kemi, që lexon literatura dhe shikon video të ndryshme, duke përfituar njohuritë e reja. Sa e sa vite është shpallur trajneri më i mirë qoftë nga FHK-ja, qoftë nga Komuna e Prishtinës etj. Sukseset i ka me punë! E doni apo nuk e doni, e urreni apo jo, trajner që gjithnjë është lartë në renditje.Pasuri e hendbollit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat