Në Orroberdë finalja e dytë në mes Istogut dhe Ferizajt,  aty ku vendoset kampioni

Hendboll

Në Orroberdë finalja e dytë në mes Istogut dhe Ferizajt,  aty ku vendoset kampioni

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:55
Në Orroberdë finalja e dytë në mes Istogut dhe Ferizajt,  aty ku vendoset kampioni

Istogu dhe Ferizaj kanë bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen e dytë finale të play-off-it të Superligës Kosovës dhe ku vendoset edhe kampioni i ri.

Sot do të vendoset kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave për edicionin 2019\2020. 

Ndeshja luhet nga ora 18:00 në palestrën “Dresha” në Orroberdë të Istogut. Ndeshjen e parë finale e ka fituar Ferizaj me pesë gola dallim, 34:29. Ndeshja e parë finale e play-off është luajtur të shtunën në Ferizaj. Madje ferizajaset kishin epërsi edhe më të lartë gjatë ndeshjes, por istogaset u afruan në fund.

Ndeshja e dytë dhe vendimtare pritet të jetë me rivalitet. Kampioni aktual, Istogu, synon fitore me më shumë se pesë gola dallim për të mbrojtur titullin. Ndërsa Ferizaj synon të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë.

Ferizaj për herë të parë garon në Superligë dhe tani ka pretendime për të fituar titullin. Ferizaj ka lojtare me përvojë, por përvoja nuk iu mungon as lojtareve të Istogut.
Ndeshja do të luhet pa praninë e shikuesve në palestër dhe duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat