Rugova, Ujkiqi, Hetemi, Venetsky kundër Koneskit, Bashës, Rogovës e Kelmendit 

Hendboll

Rugova, Ujkiqi, Hetemi, Venetsky kundër Koneskit, Bashës, Rogovës e Kelmendit 

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 13:05
Rugova, Ujkiqi, Hetemi, Venetsky kundër Koneskit, Bashës, Rogovës e Kelmendit 

Kush e ka qetësinë e fiton titullin sot në orën 18.00 në palestrën “Dresha” në Orroberdë të Istogut. 

Ferizaj ka rezultatin në favor me 5 gola (34:29), pasi që e fitoi sfidën e parë finale në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. 
Istogu e ka më së të qartë këtë epërsi të rivales dhe e kërkon përmbysjen, ferizajaset të ruajnë rezultatin. 

Istogu me hendbollistet Albina Rugovën, Suzana Ujkiqin, Tina Hetemin, Keta Venetsky kundër Ferizajt me Meri Koneski (Giçeva), Albulena Basha, portierja Edona Rogova e Albulena Kelmendi.

Finalja e dytë e play-off-it të Superligës së Kosovës (femrat), gjithsesi do të jetë sa emocionuese aq edhe e nxehtë. 
Kush e ka qetësinë, e menaxhon lojën si duhet dhe gabon më pak, e ka trofeun në xhep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat