Vashat e Istogut, mbajeni kokën lart, jeni trimëreshat e kohës së pandemisë! - Bota Sot
Vashat e Istogut, mbajeni kokën lart, jeni trimëreshat e kohës së pandemisë!

Hendboll

Vashat e Istogut, mbajeni kokën lart, jeni trimëreshat e kohës së pandemisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2020 Në ora: 20:09
Vashat e Istogut, mbajeni kokën lart, fituat moralisht në kohë pandemie!

Kur nuk e fiton titullin e kampionit të Kosovës, gjithsesi është edhe një zhgënjim.

Kështu është edhe për vashat e Istogut, të cilat nuk ia dolën ta mbrojnë titullin e kampiones, duke arritur fitore si vendas me rezultat 27:26, por humbja në Ferizaj me 34:29 i kushtoi shtrenjtë dhe nuk e mbrojtën atë. 
Ferizaj me rezultat të përgjithshëm (në dy finalet) 60:56 e mundi Istogun dhe u stolis me titullin e kampionit dhe me plot meritë! 

Hendbollistet e Istogut duhet të mbajnë kokën lartë, sepse vijnë nga një qytezë që në vitet e pasluftës ka klubin e hendbollit dhe me një traditë të shkurtër, ka arritur suksese të mëdha deri me tash, ka një titull kampioni dhe dy Kupa të Kosovës. Ujkiqi, Hetemi, Millatoviqi rrezikuan nga Mali i Zi dhe Venetsky nga Gjeorgjia, sakrifikuan në kohë pandemie dhe luajtën me shumë krenari për Istogun. 

As Albina Rugova, as Suzana Ujkiqi, as Tina Hetemi, as Alberina Halitaj, as Keta Venetsky, as Tina Millatoviq, asnjë lojtare tjetër mos të ndihet e dëshpëruar, për faktin se fituan moralisht në një kampionat që u zhvillua në kushte të pandemisë dhe kjo është fitorja më e madhe. Fitorja më e madhe, se hendbolli ka kampionin e ri, ai është Ferizaj. një kampion në kohë pandemie!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat