Suzana, Tina, Natalia, Keta, Meri  - lanë familjet e tyre, rrezikuan për Kosovë në kohë pandemie 

Hendboll

Suzana, Tina, Natalia, Keta, Meri  - lanë familjet e tyre, rrezikuan për Kosovë në kohë pandemie 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2020 Në ora: 20:39
Suzana, Tina, Natalia, Keta, Meri  - lanë familjet e tyre, rrezikuan  për Kosovë në kohë pandemie 

Hendbollistet Suzana Ujkiqi, Tina Hetemi, Keta Venesky, Natalia Millatoviq dhe Meri Koneski, janë trimëresha që meritojnë notën më shumë se dhjetëshe. 

Në kohë pandemie, këto vasha rrezikuan dhe erdhën që të luajnë për ekipet e Kosovës. 
Suzana, Tina, Natalia e Keta luajnë për Istogun dhe Meri për Ferizajn. 

Meri doli ballëlart, kampione e Kosovës me Ferizajn, e cila sfidën e parë e fitoi në Ferizaj me 34:29, ndërsa sot pësuan humbje 27:26 por me rezultat të përgjithshëm ngadhënjen me 60:56 dhe u stolisen me titullin e kampiones.  

Tina, Suzana, Natalia nga Mali i Zi dhe Keta nga Gjeorgjia, Meri nga Maqedonia e Veriut, janë kampione morale sepse rrezikuan gjithçka. Lanë keq familjet e tyre së bashku me Meri Koneskin dhe luajtën në Kosovë, në kohë pandemie,  ku çdo ditë kemi shumë të infektuar nga virusi korona. 

Këto vashat janë trimëresha, meritojnë medaljen e artë të kohës së  pandemisë, që nuk hezituan që të vijnë e të rrezikojnë e të luajnë për klubet e Kosovës. Kjo është më shumë se sakrificë. Jo vetëm këtyre, për të gjitha vashave të Kosovës iu lumtë, ju jeni trimëreshat e kohës së pandemisë.  

Ju lumtë, sepse miku i mirë njihet në ditët e vështira dhe ju e dëshmuat veten.  Kampionë sot jemi të gjithë sepse po luftojmë me një virus të padukshëm siç është Covid 19 dhe kjo është fitore për të gjithë, që sot përmbyllëm një kampionat me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat