Bislimi: Kurora përkundet në djepin e hendbollit!

Hendboll

Bislimi: Kurora përkundet në djepin e hendbollit!

Nga: K. Goca Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:22
Bislimi: Kurora përkundet në djepin e hendbollit!

Ish hendbollistja ferizajase, Emine Bislimi, anëtare e kryesisë së KHF Ferizaj, është e ngazëllyer që ekipi i saj u stolis me titullin e kampiones.

Ferizaj nuk ka më shumë që dy vite që është themeluar dhe ka bërë senzacion, duke e mposhtur në takimin e parë me 34:29 Istogun, ndërsa në finalen e dytë përkundër humbjes me 27:26, kjo aspak nuk i prishi punë, pasi që me rezultat të përgjithshëm triumfuan 60:56 dhe fituan titullin e parë.  

“Një ekip që debutoi pa bujë të madhe në Superligën e hendbollit dhe që stinorin e rregullt e përfundoi në vendin e katërt. Por, befasinë e madhe duket se e kishte ruajtur për fund.

Nuk është Kastrioti, por Ferizaj, i formuar nga ish-kastriotat e ish-kastriotet e gjeneratave të arta të hendbollit ferizajas. Ferizajt, ia kthyen shkëlqimin e kurorës. Për një vit, Kurora do të përkundet në djepin e hendbollit!”, ka shkruan Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat