Në Kosovë ngjan edhe kjo, qyteti i ‘biznesmenëve’ la klubin në mjerim! Turpin dhe.... 

Hendboll

Në Kosovë ngjan edhe kjo, qyteti i ‘biznesmenëve’ la klubin në mjerim! Turpin dhe.... 

Nga: K. Goca Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:30
Në Kosovë ngjan edhe kjo, qyteti i ‘biznesmenëve’ la klubin në mjerim! Turpin dhe.... 

Klubi i hendbollit Drita nga Gjilani nuk është më në elitën e hendbollit të Kosovës. Portieri i kësaj skuadre, Arbër Sylejmani, është i trishtuar se në çfarë gjendje ka ardhur ekipi me renome. 

“Ndjehem i mërzitur, klubi i zemrës dhe i fëmijërisë̈ është̈ larguar nga elita, duke lënë kështu mundin, djersën dhe sakrificën e madhe ndër vitesh të shkojnë poshtë.

HC Drita ishte klubi në cilën e kaluam kohën më të madhe, fillimisht si fëmijë duke bërë hapat e parë dhe duke mbështetur ekipin nga shkallët e tribunave, e më pas duke shërbyer me krenari dhe privilegj ngjyrat e saj.

Është më mëkat se si qyteti i “biznesmenëve” dhe autoritetet komunale e lanë njërin ndër klubet ikonike në këtë gjendje.

Turpin dhe përgjegjësinë le ta mbajnë ata që e lanë Dritën të “fiket”, ndërsa emri do të ekzistojë gjithmonë, të paktën në memorien e secilit prej nesh”, shkruan Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat