Basha: Përvoja jonë dhe truri, ia fitoi titullin Ferizajt,  jo përgatitja! Me pak fjalë e më shumë punë 

Hendboll

Basha: Përvoja jonë dhe truri, ia fitoi titullin Ferizajt,  jo përgatitja! Me pak fjalë e më shumë punë 

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 16:34
Basha: Përvoja jonë dhe truri, ia fitoi titullin Ferizajt,  jo përgatitja! Me pak fjalë e më shumë punë 

Ferizaj feston titullin e kampionit të ri. Dy vite nga themelimi i ekipit dhe fitojnë titullin e parë, kjo është mrekulli apo rekordi i një klubit për Kosovë. 

Hendbollistja më përvojë, Albulena Basha apo alfa dhe omega e KHF Ferizajt, tha se me punë janë arritur të gjitha.

Në gjysmëfinalen e play-off-it të Superligës, Ferizaj si vendas pësoi humbje me 23:27 nga Vushtrria, por e përmbysi humbjen në Vushtrri, duke fituar me 30:22 dhe kualifikohen në finale. 

Në finalen e madhe në Ferizaj e mundi Istogun me 34:29, ndërsa në Istog pësoi disfatë me 27:26 dhe u stolisen me titullin e kampionit. 

“Bota sot”: Si e sheh titullin dhe si ia dolët?
Albulena Basha:
Titulli? Mendoj që ka qenë meritor të kthehet në Ferizaj dhe u kthye. Përvoja e bëri të veten dhe ju treguam që duhet të punohet shumë më tepër e të ketë punë e jo fjalë. E deshtëm fitoren më shumë se çdo ekip tjetër. E morëm me seriozitet dhe me plot vullnet çdo ndeshje që e luajtëm. Hyjmë në lojë për fitore dhe asnjëherë për humbje ose barazim. 

“Bota sot”: Sa ishte vështirë ndaj Vushtrrisë dhe Istogut shumë të fortë?
Albulena Basha:
Aspak e vështirë sepse ne të dy ndeshjet ka luajtur përvoja jonë dhe truri, jo përgatitja. 

“Bota sot”: A e kishit besimin se do të ia dilni?
Albulena Basha:
Prej momentit që e kemi vesh fanellën ka qenë besimi. Më së shumti e kemi pas besimin tek vetja jonë, vullneti, shoqëria dhe angazhimi që e kemi biseduar para çdo loje me lojtare ku kemi qenë të gjitha për një dhe një për të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat