Kush e mori në qafë Faruk Shalën dhe Istogun?

Hendboll

Kush e mori në qafë Faruk Shalën dhe Istogun?

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2020 Në ora: 17:59
Kush e mori në qafë Faruk Shalën dhe Istogun?

A ka të drejtë kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, të kërkojë llogari nga bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe nga Komesari i Garave i FHK-së? 

A ka të drejtë Faruk Shala të hidhërohet me KG e FHK-së dhe me bordin e FHK-së?

A ka të drejtë Faruk Shala të kërkojë llogari, pse u vonua shqyrtimi i ankesës për gjyqtarët, që sipas Istogut, janë dëmtuar në sfidën e fund shkurtit (me 29 shkurt), ku pësuan humbje në udhëtim me 21:20 nga Vushtrria! 
A ndikojë kjo ndeshje që Istogu mos të jetë në krye të tabelës? Këtë punë e din më së miri KHF Istogu dhe organet përkatëse të FHK-së! Është çështje e tyre. 

Sikur Istogu të merrte një pikë në Vushtrri do të ishte në vend të parë dhe do të startonte si vendas në garat e play-off-it dhe jo me short si ndodhi për shkak se katër ekipet ishin me pikë baras dhe kampionati u ndërpre shkaku i pandemisë!  
A mos vallë “gabimet e gjyqtarëve” e morën në qafë Shalën dhe Istogun? A duhet t’i kërkohet falje Istogut nga KG e FHK-së dhe Shoqata e Gjyqtarëve? 

A ka arsye Istogu që të ankohet, se është kampionati i tretë që e humbën, duke u marr me ankesa në drejtim të referëve? Por një që dihet dhe që nuk kontestohet, Ferizaj është kampion me plotë meritë. 

Por shtrohet pyetja, një gol i mos pranuar apo i anuluar, a ndikon që  ta humbësh titullin? Kjo është e qartë, gjithsesi se e humb. Edhe Kastrioti meshkuj, dy herë e ka humb titullin kësisoj në 20 vitet e fundit, për shkak të gabimeve të mëdha të gjyqtarëve. 

A duhet që FHK-ja, për ndeshjet derbi të mëdha, të ftojë gjyqtarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që mos të dëmtohen ekipet? Kjo është çështja se si vendosin klubet dhe FHK-ja. Istogu kur u ankua për në Vushtrri, ishin 18 raste sipas tyre, që u dëmtuan rëndë dhe kjo i la jo në vend të parë por në short. 

A thua, kush i hyri në hak Faruk Shalës dhe Istogut?     

Istogu e pranon s’e Ferizaj i mundi me plotë meritë, por s’e pranon humbjen në Vushtrri me 29 shkurt.
 Istogu edhe në faqen e saj e poston foton e Ferizajt si kampion i ri dhe është shembull se si vepruan si një klub ashtu si i ka hije, por problemi është humbja në Vushtrri dhe pse u zvarrit gati tre muaj puna e ankesës për gjyqtarët! Istogu e pranon  s’e humbën me meritë nga Ferizaj, por nuk e pranon dëmi që iu bë në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat