Askush si Albina Rugova! - Bota Sot
Askush si Albina Rugova!

Hendboll

Askush si Albina Rugova!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:03
Askush si Albina Rugova!

Hendbollistja Albina Rugova është shënuesja më e mirë e play-off-it të Superligës së Kosovës. 

Ajo për katër ndeshje shënoi 27 gola por që skuadra e saj, Istogu, nuk arriti të mbrojë titullin e kampionit. 

Albina tash e ka përqendrimin për garat e Kupës së Kosovës dhe ta mbrojnë këtë trofe. 

Në vend të dytë si shënuese është Tina Hetemi me 25 gola, e cila është lojtare e Istogut. 
Suzana Ujkiqi e Istogut, pivote, ka treguar formë të madhe dhe arriti në vend të tretë me 24 gola, pasojnë lojtaret e kampionit të ri, Ferizajt, Shpresa Fazlija me 22 gola, Albulena Basha 22, Albulena Kelmendi me 22. Portierja më e mirë e play—off-it është Edona Rogova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat