Shala: Gazeta ‘Bota sot’, ka merita e veta në zhvillimin dhe përparimin e sportit ne vendin tonë 

Hendboll

Shala: Gazeta ‘Bota sot’, ka merita e veta në zhvillimin dhe përparimin e sportit ne vendin tonë 

Nga: K. Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 12:47
Shala: Gazeta ‘Bota sot’, ka merita e veta në zhvillimin dhe përparimin e sportit ne vendin tonë 

Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu (femrat), Faruk Shala, njëherësh edhe i kombëtares së Kosovës U-20 (femrat), tha se gazeta “Bota sot” ka dhënë dhe po jep kontribut të madh në informim.

“Gazeta kombëtare ‘Bota sot’, ka merita e veta në zhvillimin dhe përparimin e sportit ne vendin tonë, sepse gazetarët dhe gazetaria janë faktor determinues në zhvillim dhe avancim të sportit në përgjithësi.

“Bota sot” ka kontribut të veçantë në pasqyrimin e ngjarjeve sportive sidomos të sporteve me dorë ngase, është treguar këmbëngulëse në promovimin e ngjarjeve sportive sidomos në hendboll e volejboll kur ndoshta këto sporte nuk kanë pas vëmendjen e nevojshme nga mediat tjera, sidomos hendbollit femëror dhe jo vetëm në Kosovë por duke pasur parasysh edhe hendbollistet tona në diasporë, është veçuar për objektivitet edhe në momente kur dikujt nuk i ka pëlqyer,  përgjithësisht si komunitet i hendbollit ju jemi falënderues redaksisë së sportit ‘Bota sot’, për kontributin ndër vite.

Uroj 25 vjetorin dhe bashkë me sportin edhe gazeta ‘Bota sot’ të mbërri nivele të larta të profesionalizmit”, thotë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat