Bellma Beba: Gazeta ‘Bota sot’ dhe Kemajl Goca po luajnë rol të madh në shërbim të sportit  - Bota Sot
Bellma Beba: Gazeta ‘Bota sot’ dhe Kemajl Goca po luajnë rol të madh në shërbim të sportit 

Hendboll

Bellma Beba: Gazeta ‘Bota sot’ dhe Kemajl Goca po luajnë rol të madh në shërbim të sportit 

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:03
Bellma Beba: Gazeta ‘Bota sot’ dhe Kemajl Goca po luajnë rol të madh në shërbim të sportit 

Hendbollistja shqiptare nga Gostivari, Bellma Beba, që luan për skuadrën e Bundesliga III gjermane, Wurm - Mitte, tha se gazeta “Bota sot”, është gazetë që më së shumti e përkrah hendbollin. 

“Gazeta që më së shumti e përkrah hendbollin është gazeta ‘Bota sot’, jo vetëm sportin e Kosovës por edhe sportet jashtë shtetit. Gjithmonë kam qenë e intervistuar dhe vazhdimisht për sukseset kudo që kam qenë.

Jam me të vërtet e kënaqur me gazetën ‘Bota sot’ sepse tregon interesim për të gjithë sportistët kudo që janë. E sidomos ne që kemi kontribuar në hendbollin e Kosovës, vazhdimisht dëshirojmë të dijmë risitë për sportin.

Falë gazetës suaj jemi gjithmonë në dijeni se çka ndodh. Ja vlen të cekët që rolin më të madh e ka gazetari Kemajl Goca për punën e palodhshme që e bënë. Suksese në të ardhmen! Uroj me përzemërsi 25 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’”, thotë Beba, e cila disa herë u shpall lojtarja më e mirë në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat