Llapi vazhdon në Superligë

Hendboll

Llapi vazhdon në Superligë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:51
Llapi vazhdon në Superligë

Llapi do të vazhdojë të garojë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Llapi të enjten në Drenas fitoj ndaj Samadrexhës në ndeshjen e plejautit për Superligë. Skuadra nga Podujeva fitoj me rezultat 39:33.

Shkëputja në rezultat është bërë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 16:16.

Llapi në edicionin aktual u rendit i parafundit në Superligë. Samadrexha ishte renditur e dyta në Ligën e Parë, ndërsa do të vazhdojë të luajë në këtë nivel.

A. Hoxha shënoi 15 gola për Llapin, kurse 8 gola i shënoi R. Visoka. Te Samadrexha u dallua A. Maloku me 16 gola.

Para ndeshjes Task-Forca e FHK-së për përballje me COVID-19 ka bërë kontrollimin mjekësor të hendbollistëve dhe stafit të klubeve. Dr. Defrim Morina ka qenë në krye të Task-Forcës.

Llapi – Samadrexha 39:33 (16:16)

Llapi: Bajrami, Hasani 3, Havolli 1, Hoxha 15, Mani 3, E. Mani, Muqiqi 7, Bugujevci, E. Bugujevci, Rexhepi, Beshiri 3, Visoka 8, Lushaku, F. Hasani, A. Mani

Samadrexha: Sh. Maloku, Bunjaku, S. Maloku 3, A. Maloku 16, Basholli 1, Jashari 4, B. Maloku 4, F. Maloku 2, Av. Maloku, Al. Maloku, G. Maloku 1, A. Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat