Vëllaznimi mbetet në Superligë - Bota Sot
Vëllaznimi mbetet në Superligë

Hendboll

Vëllaznimi mbetet në Superligë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:52
Vëllaznimi mbetet në Superligë

Vëllaznimi i Gjakovës do të luajë edhe edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të enjten në Drenas, Vëllaznimi fitoi ndaj KEK-ut me rezultat 33:26, në ndeshjen e plejautit për mbetje në Superligë.

Vëllaznimi edhe në edicionin tashmë të përfunduar ka garuar në Superligë, por ka përfunduar në vend të parafundit. Për këtë ka luajtur ndeshjen e plejautit me KEK-un e vendit të dytë në Ligën e Parë.

Pas minutës së 15-të gjakovaret kanë nisur shkëputjen në rezultat, kurse pjesa e parë përfundoi 19:10. Në pjesën e dytë epërsia ishte edhe më bindëse, ndërsa KEK-u vetëm në fund ia doli të afrohet pak në rezultat.
E. Radoniqi me 15 gola ishte më efikasja te Vëllaznimi. Te KEK-u u dallua E. Kutllovci me 7 gola.

Vëllaznimi: Gashi 2, Kursani 4, Dana 1, Zejnullahu, Hasanaj, Bardhi, Dana 4, Manxhuka, Gola 1, Berisha, Daija 1, Frrokaj 1, Hoda, Varaki, Mollakadrija, Radoniqi 15

KEK-u: Aliu, Preniqi, Selmanaj 2, Grajqevci 4, Murati 6, Kutllovci 7, D. Grajqevci, E. Grajqevci 4, Pllana, A. Grajqevci, A. Grajqevci, Aliaj 2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat