Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës - Bota Sot
Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Hendboll

Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 01:11
Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Të shtunën (sot) luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Fillimisht prej orës 13:00 takohen Istogu dhe Kastrioti i Ferizajt.

Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa synon kalimin në finale. Istogaset e humbën finalen e plejofit dhe tani kanë pretendime për të fituar kupën. Por synimet e saj i ka edhe skuadra e Kastriotit.

Ndeshja Istogu – Kastrioti luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku luhet i gjithë turneu përfundimtar i Kupës.

Interesante pritet të jetë edhe ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës që zhvillohet sot nga ora 15:00. Këto dy skuadra ishin ndalur në gjysmëfinale të plejofit kurse tani synojnë kalimin finale dhe më pas edhe trofeun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat