Lojtarët nga Çaplina që po bëjnë bujë në Kosovë, ja çfarë shkruan gazeta kroate - Bota Sot
Lojtarët nga Çaplina që po bëjnë bujë në Kosovë, ja çfarë shkruan gazeta kroate

Hendboll

Lojtarët nga Çaplina që po bëjnë bujë në Kosovë, ja çfarë shkruan gazeta kroate

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:51
Kukrika dhe Prce

Ante Kukrika dhe Nikolla Prce, janë zemra e klubit të hendbollit Besa Famgas nga Peja. 

Hendbollistë të pandalshëm dhe që ia sollën titullin e kampionit skuadrës pejane, të shtatin rresht dhe të 14-tin e pasluftës në Kosovë. 

Gazeta kroate ‘Dnevni List’ shkruan për sukseset e këtyre lojtareve në Kosovë.

Image

“Kombinimi nga Çaplina për fitimin e titullit në Kampionatin e Kosovës.
Karriera e Ante Kukrikës është e pasur, pasi ka qenë në 12 klube të ndryshme, në 9 shtete të ndryshme, ka fituar 22 tituj, i buzëqesh edhe e 23-ta.

11 tituj dhe 10 herë kupën, dhe si lojtari më i mirë në ligën e kampionëve të Afrikës.
Një nga pak ligat aktive të hendbollit evropian, Superliga e Kosovës rifilloi pasi masat e kufizimit u lehtësuan për shkak të pandemisë koronavirus, dhe të martën në mbrëmje, lojtarët e Besa Famgas, të udhëhequr prej Çaplinasve Nikolla Prce dhe Ante Kukrika, fituan titullin kampion.

Nikolla Prce mbërriti në Besa Famgas këtë sezon dhe menjëherë fitoi titullin si kapiten i ekipit.
Hendbollisti që do të mbush 40 vite në gusht njoftoi se ka shumë të ngjarë të qëndrojë në këtë klub edhe sezonin e ardhshëm.
Gjatë ndarjes së kupës për kampionin, kapiteni i ekipit Nikolla Prce ftoi bashkëqytetarin e tij nga Çaplina që të ishte i pari që ngriti kupën e fituesit të kampionatit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat