Diçka po zihet mes Kasim Kamenicës dhe Faruk Shalës

Hendboll

Diçka po zihet mes Kasim Kamenicës dhe Faruk Shalës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2020 Në ora: 19:06
Paparaci ynë ka fotografuar duke biseduar mes vete trajnerin e njohur boshnjak dhe atë të Istogut, Faruk Shala. 

Sot në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, paparaci ynë ka fotografuar duke biseduar mes vete trajnerin e njohur boshnjak dhe atë të Istogut, Faruk Shala. 

Me 24 qershor publikuam shkrimin në ‘Bota sot’ me titull: “A mund të jetë Kasim Kamenica kryetrajner i ri i Istogut? 
Fotoja e sotme dëshmon se diçka po zihet dhe po zihet. 

A thua çfarë biseduan Kamenica dhe Shala.

Kamenica është kryetrajner i Kastriotit të Ferizajt (meshkujt) dhe ka kontratë me klubin ferizajas. 

Por ende nuk dihet se çfarë ka kërkuar Shala nga Kamenica, a e ka përnjëmend që të angazhon trajner në klubin e Istogut (femrat), gjithçka do të shihet në ditët dhe javët në vazhdim. 
Një dihet, Kamenica është i shtrenjtë, por edhe Istogu nuk janë pa buxhet financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat