Prishtina në finale, kundër Besës Famgas

Hendboll

Prishtina në finale, kundër Besës Famgas

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 22:02
Prishtina në finale, kundër Besës Famgas

Prishtina ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Prishtina të shtunën në gjysmëfinale fitoi ndaj Trepçës me rezultat bindës, 31:22. Prishtina kishte kaluar Trepçën edhe në gjysmëfinale të plejofit.

Edhe finalja e plejofit ishte në mes të Besës e Prishtinës kurse triumfoi Besa. Tani Prishtina do të kërkoj suksesin në finale të Kupës, që luhet nesër nga ora 19.30 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Ndaj Trepçës, Prishtina ishte vazhdimisht në epërsi solide. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:9 në të mirë të Prishtinës.

Trepça - Prishtina 22:31 (9:13)

Trepça: B. Terziqi, Buqinca 1, Sejdijaj, Kelmendi, Maxhera, Smaka, A. Shabani 5, Nimani 1, Klinaku 4, R. Shabani 5, Voca, K. Terziqi 1, Abazxhiku 3, Cimili 2, Januzi, Abrashi

Prishtina: Terziqi 3, Beshiri 4, Abazi 3, Bajqinovci 4, Prekazi 6, Ramadani 1, Gjuka 1, E. Ademi, Sula 6, M. Ademi, Sherifi, D. Ramadani 1, H. Ramadani, Qela, Agushi 2, Beqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat