Ahmet Petrova: Urime gazeta ‘Bota sot’, e keni dëshmuar me punë e cilësi! Jeni numër një  - Bota Sot
Ahmet Petrova: Urime gazeta ‘Bota sot’, e keni dëshmuar me punë e cilësi! Jeni numër një 

Hendboll

Ahmet Petrova: Urime gazeta ‘Bota sot’, e keni dëshmuar me punë e cilësi! Jeni numër një 

Nga: K. Goca Më: 28 qershor 2020 Në ora: 19:17
Ahmet Petrova: Urime gazeta ‘Bota sot’, e keni dëshmuar me punë e cilësi! Jeni numër një 

Kryetari i klubit me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, Ahmet Hysenaj-Petrova, ka fjalët më të mira të mundshme për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ai uron 25 vjetorin e gazetës ‘Bota sot” dhe iu është mirënjohës për punën që po e bëjnë, për guximin dhe profesionalizimin. 
“Urime gazeta ‘Bota sot’. Jeni gazeta numër një apo njëshi. 

E keni dëshmuar me punë e cilësi, lajmet me kohë, gjithmonë të sakta, në përgjithësi, si në politikë, ekonomi, biznes e në veçanti në sport.

Iu kemi borxh gjitha sportet për lajmet korrekte e me vend dhe reale që i gjejmë në gazetën ‘Bota sot’. 
Iu përgëzoi nga zemra, punë të mbarë dhe të mëtutjeshme”, - uron Petrova. 

Ahmet Petrova është kontribues i madh i sportit, ai në vitet e 80-ta (1988) ka qenë edhe kryetar i  ish Borcit të famshëm, që garonte në elitën e hendbollit ish jugosllav, tani me emrin Kastrioti dhe kontribues i madh në kohën e okupimit e kryetar po ashtu edhe atëkohë i Kastriotit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat