Finale dramatike e për infarkt, kupa në Pejë

Hendboll

Finale dramatike e për infarkt, kupa në Pejë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2020 Në ora: 21:10
Finale dramatike e për infarkt, kupa në Pejë

Besa Famgas është fituese e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). 
Besa shënon fitore ndaj Prishtinës me rezultat 23:21, në finalen e madhe që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Finale dramatike e për infarkt. Pak kush e kishte pritur se Prishtina do të jetë aq e fuqishme ndaj Besa Famgas, por trajneri Taib Kabashi me strategjinë e tij, gjithnjë ka qenë atakues për skuadrën pejane.  

Në minutën e 53-të, rezultati 18:17 në favor të Besës, penallti për Prishtinën. 

Image

Hendbollisti Denis Terziqi i pafat, lëshoi mundësinë që të barazon rezultatin, kur goditjen nga shtatëshja e mbrojti portieri Mursel Mehmeti. Këtu mori fund  gjithçka Për Prishtinën sepse pasuan gabimet e njëpasnjëshme dhe pejanët rritën epërsinë. 

Image

Ndeshje edhe me tensione, për faktin se banka Prishtinës me Kabashin disa herë kanë reaguar në vendimet e gjyqtarëve. Te Besa Famgas u dallua me efikasitet Drilon Tahirukaj me 10 gola. Kontribut dha edhe portieri Arti Luzha si dhe gjithë të tjerët. Te Prishtina 8 gola i shënoi D. Terziqi, kurse pritje të shumta kishte portieri Armir Agushi.

Besa fitoi Kupën e Kosovës, e 11-ta në vitet e pasluftës. Është klubi më i trofeshëm bindshëm në hendbollin në periudhën 20 vjeçare, 14 tituj kampioni e 11 Kupa të Kosovës, gjithsej 25. Besa e përmbylli edicionin në mënyrën më të mirë, me dy trofe, titullin dhe Kupën.

Prishtina përkundër humbjes meriton komplimente të pakufishme për lojën e madhe dhe me pak fat do të dilte edhe më mirë.

Besa Famgas - Prishtina 23:21 (12:10)

Besa Famgas: Mehmeti, Luzha, Y. Muqolli, Idrizi 3, Gjuka 3, Jupa 4, J. Muqolli, Ramosaj 2, Vokshi, Kukrika, Prce 1, Visoka, Tafilaj, Mushkolaj, Tahirukaj 10

Prishtina: Terziqi 8, Beshiri 1, Abazi 1, Bajqinovci 1, Prekazi 5, Rr. Ramadani 1, Gjuka, Ademi, Sula 4, M. Ademi, Sherifi, D. Ramadani, H. Ramadani, Qela, Agushi, Beqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat