Mesazhi i presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini, në përfundim të edicionit - Bota Sot
Mesazhi i presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini, në përfundim të edicionit

Hendboll

Mesazhi i presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini, në përfundim të edicionit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:50
Mesazh i presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini, në përfundim të edicionit

Më një ndeshje të fortë e cilësore kemi përmbyllur një edicion vërtetë sfidues të garave. Besa Famgas e fitoi Kupën e Kosovës (meshkujt), pas një ndeshje plot aksion ndaj Prishtinës.

Besa Famgas, Prishtina, Vushtrria, Istogu por edhe të gjitha klubet meritojnë respekt e falënderime për punën e angazhimin gjatë edicionit të vështirë. Të tillë e bëri pandemia, që po ka ndikim global e rrjedhimisht edhe në sportin tonë. Por me angazhim të përbashkët kemi bërë një përmbyllje të suksesshme të edicionit. Vërtetë sfidat na forcojnë dhe na dërgojnë në nivel më të lartë. Kështu do të jetë edhe këtë herë. Dorëzimi, tërheqja, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë opsion për ne.

U bëmë model me vazhdim të garave, me krijimin e Task-Forcës për përballje me COVID-19, për kontrollim shëndetësor të pjesëmarrësve dhe për përfundim shembullor të edicionit.

Besa Famgas fitoi titullin dhe kupën te hendbollistët, Ferizaj fitoi titullin te hendbollistet kurse kupën e fitoi Vushtrria. U ndanë trofe edhe për grupmoshat. Më e rëndësishmja, kampanja përfundoi pa probleme dhe më të mirët u shpallën në bazë të meritave sportive.

E lehtë nuk ishte. Si gjithnjë jemi sfiduar. Për shembull një grup shikuesish të pandërgjegjshëm na krijuan telashe në ditën e finaleve. Falë Policisë së Kosovës dhe maturisë sonë u kontrollua gjendja.

E falenderojmë Policinë për kontributin, po ashtu drejtuesit e insistucioneve për madhështimin e finaleve me prezencën e tyre.

Falënderimi më i madh shkon për klubet e lojtarët që edhe njëherë dëshmuan përkushtimin për avancim të përbashkët.

Angazhime tjera na presin, me forca të përbashkëta drejt sukseseve të reja.

Eugen Saraçini, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat