Me Istogun, Kosova ka fituar një qendër të rëndësishme të hendbollit

Hendboll

Me Istogun, Kosova ka fituar një qendër të rëndësishme të hendbollit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:01
Me Istogun, Kosova ka fituar një qendër të rëndësishme të hendbollit

KHF Istogu nuk e ka traditën që e kanë skuadrat nga Prishtina, Ferizaj e Vushtrria. Por e ka organizimin dhe cilësinë që shpejtë e ka kthyer në mesin e skuadrave kryesore në vend.

Vjet Istogu fitoi titullin dhe kupën. Sivjet luajti në të dy finalet, duke konfirmuar se në skuadrën e Faruk Shalës ka kontinuitet. Hendbolliste të reja po dalin nga ky klub i themeluar vetëm në vitin 2004.

Ndalja në finale besohet se do të shërbejë vetëm si motivim për punë të mëtejme në këtë skuadër simpatike, që përballet me telashe që ia shkakton mungesa e palestrës.

Me Istogun, Kosova ka fituar një qendër të rëndësishme të hendbollit, thuhet nnë facebookune FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat