Besa Famgas po iu jep leksion qendrave të hendbollit! Muqolli: Po mendojmë për Evropë

Hendboll

Besa Famgas po iu jep leksion qendrave të hendbollit! Muqolli: Po mendojmë për Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:31
Besa Famgas po iu jep leksion qendrave të hendbollit! Muqolli: Po mendojmë për Evropë

Besa Famgas nga Peja që shtatë vite rresht sundon në hendbollin tonë, shtatë tituj më radhë! Ose në 20 vitet e fundit, në 20 kampionatet e pasluftës, 14 herë ka fituar titullin e 11 herë Kupën e Kosovës, gjithsej 25 trofe! Ky është një leksion për qendrat e hendbollit, për Kastriotin e Ferizajt dhe Trepçën e Mitrovicës. Besa po i mbanë leksion për organizim, për kushte e për të gjitha. 

Pejanët nuk po kanë edhe rival të fortë në ligë, fitojnë me lehtësi në secilën përballje. 

Presidenti i klubit, Hamëz Idrizi, me sponsorë ka  ndërtuar një klub të fortë e me të gjitha kushtet, e lakmojnë të tjerët. 

Image

Besa me 18 fitore në pjesën e rregullt të kampionatit, 4 në play-off, me gjithsej 22 fitore, asnjë barazim e asnjë humbje, rekord! 

Kryetrajneri i Besës është spanjolli Juan Javier Cabanas, që ka ardhur në muajin mars, ndërsa trajner Arben Muqolli. 
Muqolli tregon se cili është çelësi i sukseseve, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, kurora e dyfishtë.

Image

“Çelësi i suksesit është menaxhimi i mirë i ekipit, fal sponsorëve asnjëherë nuk kemi probleme me të ardhura, ekipet tjera i kanë këto probleme kryesore, e që besa edhe të sponsorëve. Ne iu jemi falënderues sponsorëve për të gjitha kushtet, po ashtu si ekip nuk i kemi ndërpre ushtrimet gjatë tërë kohës”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.  
Pejanët nuk fituan me lehtësi në finale të Kupës, por me rezultat të ngushtë 23:21 ndaj Prishtinës, por Muqolli tregon pse ndodhi kjo. 

“Në finale Prishtina ka luajtur mirë, ndërsa ne fituam fal përvojës dhe përgatitjes fizike.  Në finalet e play-off-it fituam me lehtësi me Prishtinën, kjo na bëri komod në finale të Kupës. U pa edhe finalja e play-off-it dhe mund të fitonim me sa të donim, bëmë  ndërrimin e gjithë lojtarëve, iu dhamë hapësirë të gjithëve Në finalen e Kupës nuk mundëm me e motivuar ekipin, loja shkoj gjatë gjithë kohës ngushtë, Prishtina ka luajtur diçka më fortë se sa luajti Besa”, tha ai. Muqolli tha se qysh nga fillimi e kanë ditur se do t’i fitojnë të dy trofetë: “Fillim e kemi pritur, e kemi ditur, se do të stolisemi me dy trofe. Vitin e kaluar ka qenë me zor dhe Kastrioti ka pasur ekip të mirë, na mori Kupën, këtë vit ra Kastrioti e mbeti veç Prishtina, por nuk ka pasur lojtarë mjaftueshëm për të na mposhtur”.  A mendoni se pa u këndellur Kastrioti dhe Trepça, qendrat e hendbollit, vështirë të rritet cilësia?

“Normal se pa u përforcuar problem edhe për arenën ndërkombëtare, nuk po ka kualiteti, me përforcimet e ekipeve, do të do të ishim edhe ne më të suksesshëm në Evropë. Kastrioti e Trepça po ashtu edhe Prishtina me qenë më të fortë, bëhet liga më interesante dhe rritet konkurrenca sa më shumë”, përgjigjet Muqolli.

A do të merr Besa në garat evropiane? “Besa do të merr pjesë në garat evropiane, për këtë kemi folur edhe një ditë para izolimit, e për atë e kemi prurë trajnerin spanjoll Juan Javier Cabanas, me qëllim për Evropë. Për Kosovë, si para epidemisë, si para izolimit nuk e kishim problem që të bëhemi kampion, por mendojmë tani për Evropë. Synimi  i sponsorëve tanë me trajnerin spanjoll është të bëjmë një ekip të fortë për Evropë”, thotë Muqolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat