Emocionon emri i madh i sportit në Kosovë: Po na mungon ‘Krali’

Hendboll

Emocionon emri i madh i sportit në Kosovë: Po na mungon ‘Krali’

Nga: K. Goca Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:44
I ndjeri Skënder Sahiti

Po na mungon humori, po na mungojnë këshillat profesionale të ish portierit të mirënjohur të hendbollit, të gjeneratës së artë, Skënder Sahiti, kështu e thonë shumë e shumë miq e ish bashkëlojtarët e tij. 

Sahiti i njohur si “Krali” që gjithmonë ishte i këndshëm në lojë e në stërvitje, në biseda e kudo, vdiq më 21 janar të vitit 2018!

Vdekja e tij kishte shokuar jo vetëm komunitetin e hendbollit por gjithë Kosovën. 

Image

Sot ish bashkëlojtari i tij i gjeneratës së artë, Verim Zherka, emri i madh i sportit, aktualisht trajner, poston një shkrim të sportit të gazetës “Rilindja” në vitet e 80-ta, kur ish Borci i Ferizajt e kishte mundur me 20:13 Vardari e Shkupit dhe në at lojë, e kush tjetër kishte shkëlqyer përveç ‘Kralit’.

Image

Skënder Sahiti

 “Po na mungon ‘Krali’, shkruan me emocione të mëdha  Zherka.

Image

Verim Zherka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat