Anëtari i bordit të Federatës së Kosovës, del pozitiv me virusin korona  - Bota Sot
Anëtari i bordit të Federatës së Kosovës, del pozitiv me virusin korona 

Hendboll

Anëtari i bordit të Federatës së Kosovës, del pozitiv me virusin korona 

Nga: K. Goca Më: 30 qershor 2020 Në ora: 18:20
Anëtari i bordit të Federatës së Kosovës, del pozitiv me virusin korona 

Anëtari i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Lulzim Abazi, Asambleist i KK të Ferizajt, ish kryetari i klubit me renome Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), kontribues i madh i sportit, ka rezultuar pozitiv në testin për virusin korona.  

“Desha të ju njoftoj që pasi që kisha disa simptoma të gripit, me datën 28.06.2020 jam testuar për virusin Covid19, dhe kam rezultuar pozitiv.

Tashmë disa ditë jam me simptoma të gripit dhe simptomat kanë filluar të lehtësohen.

Ju apeloj të gjithëve që të respektoni masat dhe rregullat e përcaktuara nga IKSHPK-ja, për arsye se ky virus nuk duhet të shpërfillet!”, njofton Abazi përmes profilit të tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat