E harruan Bajramin, sa ke gjallë punëtor i madh e tash!

Hendboll

E harruan Bajramin, sa ke gjallë punëtor i madh e tash!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:16
E harruan Bajramin, sa ke gjallë punëtor i madh!

Sa të jesh gjallë të shajnë, kur vdesësh të qajnë, disa me zemër e disa me lot krokodili dhe ajo çka është më e keqja je shokë i të gjithëve!

Me pak fjalë, Bajram Berisha ka disa vite që ka vdekur dhe askush nuk u mendua që t’ia mbajë një turne përkujtimor, në shenjë të figurës së tij! 

Bajram Berisha ka qenë administrator e sekretar a çka të duash në klubin e hendbollit Prishtina (femrat), jo vetëm të femrat por pak kohë edhe të meshkujt, punëtor i palodhshëm dhe që ka kontribuar shumë, ose siç thoshin i papërtueshëm. 

Ky njeri, të paktën sot e meriton t'i mbahet një turne përkujtimor, sepse vetëm në vitet e pasluftës, Bajrami kurrë nuk u ndal shi e në borë, e në temperatura tropikale, deri në ditën vdekjes. Këtë e dinë edhe KH Prishtina femra e meshkuj edhe Federata e Hendbollit të Kosovës. Të paktën meriton një përkujtim! Nëse jo një përkujtim, të paktën nderojeni me një lule të varri! E harruan Bajramin, sa ke gjallë punëtor i madh, e tash asnjë lule nuk ia dërgojnë të varri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat