Istogu nuk merr pjesë në garat evropiane? Po Ferizaj… 

Hendboll

Istogu nuk merr pjesë në garat evropiane? Po Ferizaj… 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:44
Istogu nuk merr pjesë në garat evropiane? Po Ferizaj… 

Klubet e hendbollit po ballafaqohen me kriza të mëdha në kohë pandemie! 

Besa Famgas nga Peja kampion dhe fitues i Kupës e ka konfirmuar pjesëmarrjen në garat evropiane po ashtu edhe Prishtina (meshkujt) pritet që të marr pjesë në. garat evropiane. Në konkurrencën e femrave, është një situatë ndryshe dhe dramatike.

Istogu si nënkampione e Kosovës, flitet e përflitet se nuk do të marr pjesë në garat evropiane, pritet që edhe zyrtarisht ta konfirmojnë drejtuesit e kësaj ekipe. Sipas asaj që flitet, Istogu e ka interesin që të punojë për plane afatgjate, nuk e ka në plan të parë Evropën.

Ndërsa Ferizaj kampion i ri, një klub që meriton respektin më të madh, nuk dihet se a mund do të marr pjesë në EHF Cup, sepse e para duhet të deponojë 20 mijë euro në EHF si garanci e pastaj janë edhe shpenzimet tjera, një kosto e lartë. Mbetet të shihet këto ditë se cili do të jetë reagimi i tyre, një klubi që bëri krenar qytetin e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat