Dervish Berisha propozon pagë minimale për lojtarë e lojtare  

Hendboll

Dervish Berisha propozon pagë minimale për lojtarë e lojtare  

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:42
Dervish Berisha propozon pagë minimale për lojtarë e lojtare  

Ish hendbollisti i mirënjohur Dervish Berisha tha se sporti duhet vlerësohet më shumë në Kosovë. Ai tha se edhe hendbollistet e hendbollistët duhet të kanë rroga të dinjitshme.

“Sporti në Kosovë nuk vlerësohet sa meriton. Shteti ynë duhet çmuar sportin dhe sportistet e sportistët sepse të vetmit janë që marrin pjesë në garat ndërkombëtare ku janë përball ekipeve të shteteve të ndryshme dhe aty ngritët flamuri i shtetit tonë, në të cilën kryesitë e klubeve, shtetit dhe qytetarët e Kosovës ndihen krenar për pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare. Andaj e pyes Ministrinë e sporteve pse nuk është një status i veçantë për sportist sepse çdo komunë ka mundësi që ekipet e tyre të kenë të ardhura mujore sikur të ishin në marrëdhënie pune që të kanë një pagë mesatare, që t’i inspirojnë për punë e rezultate vendore dhe ndërkombëtare sepse kur po marrin pjesë në Europë kryetarët e Komunave po i çojnë hundën përpjetë, po mburren e po lavdërohen që ekipi i tyre po merr pjesë në gara në një shtet Europian”, tha Berisha për gazetën Kombëtare “Bota sot”.  
Berisha kërkon që edhe klubet t’i paguajnë lojtarët e lojtaret.

“Duhet me pas një rregullore që klubet që janë në Superligë të kanë një pagë te mesme apo minimale nga 200 euro. Kjo ia shton vullnetin, moralin për rezultate te mira. Ashtu edhe Kombëtaret tona për kohën që janë në gara ndërkombëtare ministria e sporteve ti shpërblej sipas rangut të garave.  Këtë e them sepse shumë ekipe edhe do të shuhen pa pas kushte as minimale për gara, që kryesitë nuk munden të gjejnë sponsor dhe mandej vjen deri te bojkoti i lojtareve në gara sepse sot jemi në shekullin 21 dhe nuk munden sportistët të kërkojnë pare për shpenzime e për rrugë, ushqim në familje e të luajnë për ju. Andaj

 Kryesitë e klubeve mos te premtojnë kur nuk janë të sigurt e jo që t’i mashtrojnë sportistët e sportistet, që kjo ndodhë prej se ka fillu sporti i Kosovës. Mos harroni se as fëmija i juaj nuk shkon as deri ne shitore me i ble cigare babait te vet  pa e pagu. Andaj ata që kanë mundësi ti mbajnë klubet me bashkëfinancim të Komunës dhe sponsorëve mbani mos hyni ne gjynah me ta ose mos mbani fare klube”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat