Millatoviq nuk largohet nga Kosova, ja arsyeja  

Hendboll

Millatoviq nuk largohet nga Kosova, ja arsyeja  

Nga: K. Goca Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:14
Millatoviq nuk largohet nga Kosova, ja arsyeja  

Hendbollistja Natalia Millatoviq vendosi që të qëndrojë në klubin nënkampione të Kosovës, Istogu. Ajo vazhdon kontratën edhe për një vit, për shkak se është e kënaqur me kushtet dhe atmosferë që po kalon në KHF Istogu!

Istogu ka plane të mëdha për të ardhmen dhe synimi i tyre është që ta ruajnë bërthamën e lojtareve.

“Natalija Millatoviq vazhdon kontratën me KHF 'Istogu'

KHF 'Istogu' ju njofton se sot hendbollistja nga Mali i zi, Natalija Millatoviq ka vazhduar kontratën me klubin edhe për një vit.
Natalija Millatoviq është hendbolliste mjaft kualitative, është vetëm 18 vjeçare dhe ka potencialë që të rritet edhe më shumë si hendbolliste”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat