Shala humb durimin, kritikon ashpër institucionet dhe Komunën e Istogut - Bota Sot
Shala humb durimin, kritikon ashpër institucionet dhe Komunën e Istogut

Hendboll

Shala humb durimin, kritikon ashpër institucionet dhe Komunën e Istogut

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:20
Shala humb durimin, kritikon ashpër institucionet dhe Komunën e Istogut

Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu (femrat), Faruk Shala, humb durimin, kritikon ashpër institucionet qendrore dhe komunën e Istogut! Ai ankohet se gjatë kohës së pandemisë institucionet qendrore dhe Komuna e Istogut nuk e kanë mbështetur sportin.

“Vërtet është për t’u habitur dhe çuditur në aspektin njerëzor, e human, nuk mund ta kuptojë, si është e mundur, i vetmi sektor i sportit mos të jetë i përkrahur në kohën e pandemisë nga institucionet shtetërore qoftë Qeveria qoftë shumica e komunave të Kosovës, fatkeqësisht në mesin e tyre është edhe Komuna e Istogut, që në kohë pandemie dhe pas pandemisë nuk e kanë mbështetur sportin financiarisht”, ka thënë Shala për një televizion lokal në Istog, “RTV Fontana”.

Shala është i irrituar duke thënë: “E dimë si është jeta në Kosovë, kemi probleme me zhvillimi ekonomik, kemi probleme me shëndetësi, kemi probleme me arsim, e vetmja pore e jetës, si shtet dhe vend që mund të krenohemi është kultura dhe sporti, që vendin tonë (Kosovën) e kanë ngritur dhe prezantuar dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare”. 

Më tej tha se dihen sukseset e kulturës dhe sportit.  “Dihen sukseset e kulturës dhe sportit, që janë e vetmja gjë, ne si vend dhe si shtet, edhe ne si komunë që mund të krenohen me rezultate e klubit të hendbollit në arenën ndërkombëtare.

Nuk po bisedoj në aspektin politik, nuk dua të marr ndonjë konotacion, nuk më takon mua si trajner, në asnjë mënyrë dhe rast, as të bëj deklarata politike, e dimë që në kohën e pandemisë janë ndërruar dy Qeveri, qoftë qeveria e parë qoftë tani, e them me plot përgjegjësi, asnjëra dhe as tjetra ende nuk e kanë shpenzuar asnjë cent për sektorin e sportit, është për t'u habitur. 

Personalisht është një gjë që nuk mund të kuptojë, edhe shumë komuna nuk kanë arritur me gjet mundësinë që mi përkrah klubet sportive, me përkrah sportin në pandemi, është vërtet e pakëndshme për mua, si trajner, në mesin e komunave me qenë edhe komuna e Istogut që nuk e përkrah sportin në pandemi”, thotë Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat