Rugova: Nuk ka vend për zhgënjim, në sezonin e ardhshëm të dy trofetë do të rikthehen në Istog!

Hendboll

Rugova: Nuk ka vend për zhgënjim, në sezonin e ardhshëm të dy trofetë do të rikthehen në Istog!

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:08
Albina Rugova: Nuk ka vend për zhgënjim, në sezonin e ardhshëm të dy trofetë do të rikthehen në Istog!

KHF 'Istogu' në sezonin që sapo përfundoi mbeti pa asnjë trofe të fituar, në dy kompeticionet, si në kampionat ashtu dhe në kupë, Istogu pësoj disfata në finale.

Në vitin e kaluar Istogu kishte fituar të dy trofetë në hendboll, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Kapitenja e Istogut, Albina Rugova i premton qytetarëve të Istogut se në sezonin e ardhshëm të dy trofetë do të rikthehen në Istog.

''Në sezonin që sapo përfundoi ne humbën dy finale, sigurisht që nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si e përfunduam sezonin.
Por tek ne nuk ka vend për zhgënjim, dhe që nga sot e tutje duhet të mendojmë për sezonin e ardhshëm.
Klubi është në bisedime me disa hendbolliste shumë kualitative, besoj që krerët e klubit mbrenda javëve do ti zyrtarizojnë përforcimet.

I premtoj të gjithë qytetarëve të Istogut, e në veçanti tifozëve të shumtë të klubit tonë, së në sezonin e ardhshëm të dy trofetë (trofeu i titullit të kampionit dhe trofeu i Kupës së Kosovës) do të rikthehen në qytetin e Istogut, kësaj radhe do të jetë edhe më madhështore pasi që të dy trofetë do ti sjellim në palestrën tonë të re këtu në Istog.
Pra në sezonin e ardhshëm gjithçka do të jetë ndryshe, do të luajmë për herë të parë në palestrën e re të qytetit tonë, do të luajmë para shikuesve tonë të shumtë.

Normalisht se edhe për neve hendbollisteve është shumë më ndryshe të luajmë para publikut tonë, njëkohësisht është shumë pozitive për neve që në ç'do ndeshje si vendas ta kemi përkrahjen e publikut tonë ' u shpreh Albina Rugova për faqen zyrtare të klubit. Albina ka kontratë me KHF 'Istogu' edhe për dy vitet e ardhshme.
Rugova është ndër hendbollistet më të dalluara në Superligën e Kosovës, 23 vjeçarja është pjesë e rregullt e kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat