Besa reagon ashpër për deklaratat e fundit, nuk do të thotë se klubi është pronë e juaja - Bota Sot
Besa reagon ashpër për deklaratat e fundit, nuk do të thotë se klubi është pronë e juaja

Hendboll

Besa reagon ashpër për deklaratat e fundit, nuk do të thotë se klubi është pronë e juaja

Nga: K. G. Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:52
Besa reagon ashpër për deklaratat e fundit, nuk do të thotë se klubi është pronë e juaja

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja, është e revoltuar me deklaratat e fundit dhe ka reaguar ashpër.

“Deklaratë zyrtare lidhur me infektimet me COVID-19 në klubin tonë.

Të indinjuar me deklarimet e pabaza në lidhje me gjendjen e infektimeve në Kosovë e veçanërisht në klubin tonë, me bindje të thellë ne si kryesi dhe posaçërisht personat që merren me shëndetin në klub, deklarojmë se as një lojtar nuk e ka asnjë simptomë qoftë edhe me të voglën. Një rast simptomatik gjendet në shtabin teknik dhe i cili është izoluar me kohë, personi në fjalë ka pasur kontakt me masa mbrojtëse që nga koha e fillimit të përgatitjeve fizike e deri në fund të kampionatit dhe po qese do e transmetonte atë do ta bënte çdo ditë dhe simptomat do të fillonin të të gjithë së bashku.

Personi në fjalë ka qenë i izoluar sapo ka vërejtur simptomat e para të infektimit me ç’rast mungojë edhe në festën finale të organizuar një ditë pas kurorëzimit me 2 trofe.

Klubi ynë me përgjegjshmëri të plotë ka kryer çdo obligim dhe çdo masë në mbrojtje dhe parandalim të përhapjes, me ç’rast çdo ditë është matur temperatura e secilit lojtarë dhe janë pyetur për simptoma.

Lusim të gjithë ata të cilët thirren në emër të klubit po qese në një kohë i keni shërbyer klubit nuk do të thotë se klubi është pronë e juaja dhe mund të deklaroheni në çdo moment në lidhje me të”, reagon Besa Famgas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat