Sulmi fizik ndaj selektorit të Kosovës në Itali, ja kush e thotë 

Hendboll

Sulmi fizik ndaj selektorit të Kosovës në Itali, ja kush e thotë 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:02
Alfred Llazari

Cila është e vërteta e ish selektorit të kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Alfred Llazari? Llazari duhet të shpjegon më së miri se a është sulmuar fizikisht apo jo në vitin  2015 në Itali dhe nga kush! 

Legjenda e hendbollit e Kosovës, Aziz Makiqi, dikur bashkëlojtar me Llazarin, e ka thënë hapur se Llazari është sulmuar fizikisht në Itali! 

“Ma merr mendja që kanë pak mend e mos me provu diçka tjetër sikur në udhëtim zyrtar në Itali sulmi fizik ndaj selektorit A. Llazari i cili ju ka pengu, ku mbas një jave A. Llazari nga federata shkarkohet prej funksionit të përzgjedhësit. 

Ka mbet pejgameri në federatë me pru dikë nga Anglia ku nuk ka hendboll (si në Australi, Luksemburg, Finlandë)”, kështu ka deklaruar Aziz Makiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Presim që Llazari ta sqarojë situatën e vitit 2015 në Itali, u sulmua fizikisht apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat