Arrijnë portat dhe koshat për palestrën e re në Istog!

Hendboll

Arrijnë portat dhe koshat për palestrën e re në Istog!

Nga: K. Goca Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:34
Arrijnë portat dhe koshat për palestrën e re në Istog!

Lajm i madh për qytetin e Istogut, më në fund arrijnë portat e hendbollit dhe koshat e basketbollit në palestrën e re sportive, që mund ta ketë një kapacitet rreth 1500 shikues.

Sot në orët e mesditës kanë arritur portat dhe koshat, ky është gëzimi i madh për qytetarët e këtij vendit.

Qytet që ka klubin më të suksesshëm të hendbollit Istogu (femrat), klub që nga themelimi e deri me tash, të gjithat ndeshjet si vendas i ka luajtur në konak të huaj, pra si mysafirë.

Image

KHF Istogu apo nënkampionet e Kosovës, ende nuk dihet se a do të marrin apo jo pjesë në garat evropiane, por nëse marrin pjesë ndeshjet do t’i zhvillojë në palestrën e re, para tifozëve të vet! Foto i ka dërguar Faruk Shala, trajner i KHF Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat