Kombëtarja e Kosovës e hendbollisteve është përballur me Italinë

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës e hendbollisteve është përballur me Italinë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:59
Kombëtarja e Kosovës e hendbollisteve është përballur me Italinë

Më 23 nëntor të vitit të kaluar në Antalya të Turqisë, Kombëtarja jonë e hendbollisteve është përballur me Italinë. Vajzat tona kanë shënuar fitore të madhe, me rezultat 31:26.

Kapitenia Leonora Demaj kishte shënuar 11 gola, kurse Mirela Gjikokaj 8 gola. Ishin paraqitur në nivel të lartë të gjitha lojtaret tona. Debutim të shkëlqyeshëm kishin pasur motrat Marigona e Arlinda Hajdari, por edhe Mirjeta Bytyqi.

Ndërkohë në kombëtaren tonë është rritur konkurenca edhe me lojtare tjera që kanë ardhur. Prandaj jemi optimist për ndeshjen ndaj Italisë, që e luajmë në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit, e që mund të jetë vendimtare për kalim në fazën e dytë të kualifikimeve për Botëror.

Pritet të jemi të hendikepuar pa kapitenen Leonora Demaj, që i është nënshtruar një operimi në gju. Por lojtaret tjera do të japim maksimumin. Në Antalya na kanë munguar shumë lojtare, kurse në Austri pritet të jemi më të kompletuar.

Ndaj Italisë në Antalya përbërja e Kosovës ishte kjo: Blerta Ahmetxhekaj, Areta Istrefi, Shkurta Mehmeti 3, Arrita Kursani, Arlinda Hajdari 2, Njomza Kelmendi, Suzana Ujkiq 1, Albina Rugova 1, Rinesa Uka, Aida Stagova, Mirela Gjikokaj 8, Leonora Demaj 11, Marijeta Lekaj, Veronika Kastrati, Mirjeta Bytyqi 3, Marigona Hajdari 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat