Ahmet Baliqi - selektori i parë te femrat i Gjeneratës së Republikës - Bota Sot
Ahmet Baliqi - selektori i parë te femrat i Gjeneratës së Republikës

Hendboll

Ahmet Baliqi - selektori i parë te femrat i Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:23
Ahmet Baliqi - selektor i parë te femrat i Gjeneratës së Republikës

Vitet e 90-ta (1991-1999), janë vite të paharrueshme dhe që do të kujtohen gjithmonë si vitet e sakrificës dhe rezistencës ndaj pushtuesit serb.

Gjeneratës së Republikës i takon edhe Ahmet Baliqi. 

Ai ka qenë trajner i shquar i hendbollit dhe selektor i parë i Kosovës në konkurrencën e femrave, që u emërua në vitin 1992. 

Baliqi ka dhënë kontribut të madh dhe nuk u ndal asnjëherë me gjithë presionet e vazhdueshme që vinin nga kuzhina e Beogradit. 

Ai është krenar për punën dhe sakrificën që ka bërë në vitet më të vështira që i rezistuan pushtuesit serb e i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat