Hendbolli si shumë sportet tjera me shumë sukses i zhvilloi garat në vitet e 90-ta (1991-1999) në fusha të vështira dhe të improvizuara e vazhdimisht ishin të kërcënuar nga pushtuesi serb.
Gjeneratës së Republikës i takon edhe Erhan Shahini.
Ai ka qenë ndër hendbollistët më të mirë të viteve të 90-ta.
Shahini së bashku me mijëra sportistë kontribuan në mbajtjen gjallë të hendbollit dhe sportit në përgjithësi. Në asnjë moment nuk u ndal, por i rezistuan regjimit serb.