Shala i përgjigjet ish shefit të tij, Florent Beqirit: Parimi im, kam mësuar nga të tjerët dhe respekto të tjerët

Hendboll

Shala i përgjigjet ish shefit të tij, Florent Beqirit: Parimi im, kam mësuar nga të tjerët dhe respekto të tjerët

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2020 Në ora: 19:38
Shala i përgjigjet ish shefit të tij, Florent Beqirit: Parimi im, kam mësuar nga të tjerët dhe respekto të tjerët

Selektori i kombëtares së Kosovës U-20 (femrat), Faruk Shala, i përgjigjet ish shefit te tij apo ish selektorit të Kombëtares së Kosovës për seniore të femrat, Florent Beqiri, duke i thënë se e ka parim që të mësojë nga të tjerët dhe t’i respekton të tjerët. 

“Florent Beqiri, dëgjo, trajner dua me të thënë diçka shumë seriozisht dhe profesionalisht. 

Për me bë një gjë pozitive më arrit një rezultat pozitiv në arenën ndërkombëtare s'është punë e lehtë, madje shumë e vështirë sepse sporti ne përgjithësi po edhe hendbolli në veçanti në Evropë ka evulu shumë, ne jemi ne shërbim të shtetit asnjeri i vetëm nuk kishim mund më bë rezultatin pozitiv por është desht me jep kontributin e vet disa njerëz, duke fillu prej federatës si ombrella e të gjithë neve,  hendbollistet që janë akteri kryesor i një ndeshje, angazhimi ynë qe të bëjmë të pamundurën, ti kemi disa nga hendbollistet pjesë e përfaqësueses, dhe ne stafi e që normalisht ju si selektor  përgjegjës, të gjithë nga pak kemi bërë një punë të mirë. 

Unë personalisht uroj të kam japur kontributin tim, ajo ka qenë çka kemi mundur të bëjmë në ato çaste, ne jemi trajner klas punëtore detyra jonë është te jemi në shërbim të shtetit kur do herë me atë çfarë kemi mundësi, më rendësi është me bë atë që na takon në periudhën tonë më vonë vjen ndoshta dikush që bën edhe më shumë, për shembull Jon Crofi me Barcelonën ka bërë revolucion, më vonë Guardiola ka bërë edhe me shumë, por mbi te gjitha Barcelona. 

Për neve si trajner është me rëndësi ne periudhën që ne e kem përgjegjësinë me nxjerrë maksimumin nga ajo çfarë kemi ne dispozicion.

Dhe për fund këtë e kam mësuar nga disa nga trajneret më të mirë botëror që kam pas rastin më shkëmby përvojat si: Lino Cervar, Kim Rasmusen, Marko Sibila etj. virtyti më i fort dhe më i rëndesishem i një trajneri është respekti ndaj punës së kolegëve te tjerë  trajner, asnjëherë nuk mund te jesh profesionalist i mirë, trajner i suksesshëm nëse nuk e çmon punën dhe vlerëson suksesin e te tjerëve, ky është si parim themelor. 

Respekt trajner, më vjen mirë që kam pas rastin të bashkëpunoj me ju, me disa  trajner para dhe pas jush që kanë një bagazh si lojtar në ligën e atëhershme dhe si trajnerë në hendbollin e Kosovës dhe jashtë saj, kjo me ka bë me pas më shumë njohuri për metoda dhe forma të ndryshme të punës nga gjenerata juaj, ju dëshiroj sukses me skuadrën tuaj  ne Gjermani dhe vit pas viti të jeni më lart në nivelet e hendbollit atje”, i përgjigjet Shala Beqirit, që aktualisht është kryetrajner i nënkampionit të Kosovës, Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat