Rakoçeviq e Mandiq me këlyshët e tij pengonte, Mustafa nuk guxon të marrë frymë! Latifi këmbëngulë në pavarësim të sportit  - Bota Sot
Rakoçeviq e Mandiq me këlyshët e tij pengonte, Mustafa nuk guxon të marrë frymë! Latifi këmbëngulë në pavarësim të sportit 

Hendboll

Rakoçeviq e Mandiq me këlyshët e tij pengonte, Mustafa nuk guxon të marrë frymë! Latifi këmbëngulë në pavarësim të sportit 

Nga: K. G. Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:58
Ilustrim

Vitet e 90-ta, janë vitet më të errëta për sportin dhe popullin shqiptar të Kosovës. Kosova pushtohet nga Serbia, terror i madh nga bandat serbe, ndërsa shqiptarët mobilizohen dhe rezistuan në forma të ndryshme. Po e shkëpusim një shkrim nga Monografia 60 vjet të FHK-së përkatësisht të hendbollit të Kosovës.  

“Ngjarjet dramatike politike, po aq të tilla ishin edhe në sportin e Kosovës. Më 4 korrik të vitit 1991, në lokalet e Pallatit të shtypit
në Prishtinë u bë mbledhja e parë e Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovës me përbërje të re, në të cilën ishin të pranishëm: Danjoll Grezda, Fahri Buçinca, Muhamet Alaj, Asllan Jahja, Besim Rogova, Musa Alaj, Sefedin Reçica dhe Xhelal Elshani.

Në po këtë mbledhje morën pjesë edhe Ilir Berisha, Gjergj Gjini dhe Skënder Berisha. Siç dihet kryetar i kësaj lidhjeje asokohe ishte Danjoll Grezda. Rendi i ditës përbëhej prej pesë pikash, ndër të cilat kureshtjen zgjuan pika e tretë dhe a katërt, përkatësisht çështjet që kishin të bënin me veprimtarinë e mëtutjeshme të këtij asociacioni. Ishte konstatim i të gjithë anëtarëve të kryesisë se puna zhvillohej në kushte jashtëzakonisht të vështira, se ishte uzurpuar zyra e LHK-së nga pushtetmbajtësit serbë, se ishte bllokuar një shumë jashtëzakonisht e madhe e mjeteve materiale në llogarinë rrjedhëse, se ishte larguar nga puna bashkëpunëtori profesional, Skënder Rugova.

Në procesverbalin e kësaj mbledhjeje, ndër të tjera, bëhet e ditur se sipas statutit, më 28 maj të vitit 1991 në Gjakovë mbledhja e LHK-së ishte ilegale, ndërsa ajo e së ashtuquajturës LH për “Kosovë e Metohi” nuk ka mundur të thirret fare ‘sepse e njëjta është ftuar me përbërje të njëanshme (vetëm të kombësisë serbe), megjithatë ajo nuk është mbajtur në mungesë të kuorumit”. Po ashtu u hodhë poshtë vendimet e të ashtuquajturit “grup i punës” i LHKM- së, lidhur me pezullimin a lidhjeve komunale të hendbollit, si dhe disa punëtorëve të merituar të hendbollit nga Kosova.

Në procesverbalin e kësaj mbledhjeje u shqyrtua pamfleti i grupit punues” të LH të Serbisë, që asokohe u ishte dërguar klubeve dhe individëve nga Kosova për të nënshkruar deklaratën për pranimin a masave të dhunshme të LH të Serbisë dhe konkludoi se ky ishte një provokim. Vlimet në hendbollin e Kosovës vazhdonin me temp më të shpejtuar. Kundërthëniet dhe kundërshtimet e arsyeshme të palës shqiptare ishin vetëm një uverturë para pavarësimit.

Pasoi mbledhja e dytë e kryesisë së LHK-së e mbajtur po në Pallatin a shtypit, në Prishtinë, më 1 gusht të vitit 1991, në të cilën ishin të pranishëm: Danjoll Grezda, Fahri Buçinca, Musa Alaj, Asllan Jahja, Agim Kelmendi, Xhelal Elshani, Sefedin Reçica, Ilir Berisha (me autorizimin e LKH të Prizrenit), të gjithë anëtarët e kryesisë, Skënder Rogova (bashkëpunëtor profesional), Asllan Vitaku, Faik Preteni ( nga LKH e Mitrovicës), Sedat Zhuri, Muharrem Maloku, Alush Shala, Mehdi Ademi, Çerkin Morina, Nexhat Kastrati, Ukë Uka, si dhe Ali Latifi (kryetar Bashkimit të Sporteve të Pavarura Sportive të Kosovës).

Mbledhjen e hapi Danjoll Grezda, ndërkohë që në rend dite ishin pesë pika. Më kryesoret ishin dy: Përgatitjet për kampionatin e ri të Kosovës (mundësia për bashkimin me Shoqatën e sporteve të pavarura të Kosovës dhe deklarimi i anëtareve dhe përfaqësuesve të klubeve. Në po këtë mbledhje u shqyrtuan edhe konkluzionet dhe mendimet a të ashtuquajturit “grup i punës LHKM-së”.  Lidhur me kontaktet e grupit të punës të LHK -së (Grezda, Jahja, Alaj) u tha se ato ishin të penguara nga grupi i punës i së ashtuquajturës “LHK M” në përbërje: Rajko Rakoçeviq, Millovan Deretiq dhe Tihomir Millosavljeviq, “të cilët thanë se në qoftë se ne prezantojmë në këtë mbledhje, përkatësisht konferencë, atëherë ata do ta lëshojnë sallën ku mbahen konferenca e ish-LHJ -se.

Më i zellshmi qe delegacioni ynë ta lëshojë sallën ishte sekretari kryesisë së LHJ-së, Mian Vallqiq, që sikurse e di i tërë opinioni, falë Rajko Rakoçeviqit iu vazhdua posti i sekretarit. Pasi në këtë konferencë mungoi delegacioni i Kroacisë dhe ai i Sllovenisë, kryetari i kryesisë së LHJ-së kishte frikë që me lëshimin e “grupit punues të LHKM”-së do të vihej në pyetje pengesa e mbajtjes së konferencës së LHJ-së në mungesë të kuorumit të plotë, andaj delegacionin e LHK-së, kryetari i atëhershëm i kryesisë së LHJ-së e luti që të takohemi pas mbajtjes së konferencës, në të cilën pos kryetarit të LHJ-së morën pjesë edhe sekretari i saj Millan Valqiq dhe kryetari i LH të Serbisë, Spasoje Abramoviq.

Nga ky i fundit ishte e pamundur të thuhet e vërteta për hendbollin kosovar, sepse ndërhynte vend a pa vend gjatë diskutimit tonë vetëm e vetëm për të na shpërqendruar gjatë diskutimit.

Dhe kështu, në fund të këtij kontakti, u morëm vesh se një delegacion LHJ-së të vijë në Kosovë dhe deri nga mesi i muajit korrik, mirëpo për çudi edhe pse premtuan se do të vinin në Kosovë, nga ardhja e tyre nuk pati asgjë. Ali Latifi, kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Sporteve të Pavarura të Kosovës, me paraqitjen e tij ndërgjegjësoi të pranishmit për të, vepruar me këmbëngulësi. Në këtë pikëpamje, lidhur me bashkimin e LHK-së në Shoqatën e Pavarur të Sporteve të Kosovës, kryesia e LHK-së miratoi ketë vendim: “nga grupi i punës i kryesisë së LHK-së të përgatitet materiali dhe i njëjti të dërgohet në terren sa më parë, pastaj klubet dhe personat zyrtarë në afat prej dhjetë ditësh duhet të deklarohen me shkrim lidhur
me këtë”.

Ishte vënë në dyshim mbajtja e kampionatit të ri për vitin 1991/1992. Kishte mendime nga disa anëtarë të kryesisë që ai të mos të fillojë derisa të vazhdojë aparteidi në Kosovë, përkatësisht derisa të mos lirohen objektet dhe fushat sportive, të cilat i uzurpuan udhëheqjet e dhunshme në sportin e Kosovës.

Lidhur me të ashtuquajturin vendim i “grupit punues të LHKM-së” u krijua një atmosferë e këndshme që disponoi të pranishmit për faktin se ato vendime ishin tejet qesharake. Në të vërtetë, kryesia mori këtë vendim: “hedhen poshtë të gjitha vendimet e “grupit punues LHKM-së si të pabaza dhe atë: 1. Vendimi lidhur me shkualifikimin a përjetshëm të të gjithë delegatëve që ishin të pranishëm në Konferencën zgjedhore të LHK -së në Gjakovë më 25.5 1991, numër 05/57 të datës 1.7 1991.

2. Vendimet e “komisionit disiplinor të grupit punues të LHKM-së” nga mbledhja e datës 26.6 1991, në orën 12,00, në zyrën e së ashtuquajturës LHKM, nr. 010/63, të datës 26.6 1991. 3. Propozimin e “grupit punues të lidhur me eliminimin e lidhjeve komunale të hendbollit, nr 05/50, të datës 19.6 1991.

Vendimet e “grupit punues 10 LHKM”- së, nga mbledhja a tretë që u bë me 26.6 1991, në orën 10, në zyrën a “LHK M”-së, nr. 010/62, të datës 27.6 1991. Mbledhja përfundoi në orën 15,40 minuta. Procesmbajtës i saj ishte Skënder Rogova, ndërkohë që kryetar i kryesisë së LHK-së, Danjoll Grezda.Lidhja e Hendbollit e Kosovës deklarohet për veprim të pavarur.  

Vazhdimi i mbledhjeve historike të Lidhjes së Hendbollit të Kosovës, tashmë po fitonte peshë të re. Në këtë drejtim synonte të rrumbullakonte misionin edhe mbledhja e tretë e Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovës. që u mbajt pikërisht më 11 shtator të vitit 1991, në lokalet e Pallatit të shtypit në Prishtinë, që asokohe ishte bërë vatër e lëvizjes sportive të Kosovës. Në këtë takim ishin të pranishëm: Danjoll Grezda, Esat Stavileci, Fahri Buçinca, Musa Alaj, Asllan Jahja, Agim Kelmendi, Sefedin Reçica, Ilir Berisha dhe Skënder Rogova. Pos anëtarëve të Kryesisë, në mbledhje morën
pjesë edhe Faik Çitaku (anëtar i Komisionit profesional të BSH-SPK), Haki Baftiu, Shaqir Shaqiri, Bajrush Baftiu, Sedat Zhuri, Ibrahim Zhilivoda, Feriz Parllaku, Çerkin Morina dhe Alush Shala. Mustafa Demir, “nuk guxon të marrë frymë”...
Mbledhja pati rend dite të ngjeshur.

Ndër pikat më të rëndësishme, madje historike, shikuar nga kjo largësi kohore, ishte ajo rreth “shqyrtimit të mundësisë për anëtarësimin e LHK -së në BSHSP të Kosovës”. Ishte me interes edhe shqyrtimi i çështjes lidhur me mbajtjen e “Kuvendit të klubeve të Ligës së dytë federative në Shkup”. Lidhur me këtë “anëtarët e Kryesisë i njoftoi sekretari i saj Musa Alaj, i cili në diskutimin e vet në mes tjerash theksoi problemin që ky kuvend i klubeve duke i prirë nga “të pathyeshmit” në përbërje: Rakoçeviq, Deretiq dhe Mandiq, apo siç e quajnë ata veten “grupi punues” i LH të “Kosovë e Metohisë”, në fillim nuk i përfillen vendimet e LHK-së duke e quajtur si organ jolegjitim.

Mirëpo, pas kërcënimeve tona që në qoftë se nuk na pranojnë si organ legal ne, gjegjësisht përfaqësuesit tanë në këtë ligë (personat zyrtarë dhe klubet), do të heqim dorë nga garat e kësaj lige, atëherë u gjet një kompromis”. “Rreth kontaktit me Kryesinë e LHJ-së, anëtarët e Kryesisë i njoftoi kryetari Danjoll Grezda, i cili pos tjerash tha që ne prej asnjë lidhjeje republikane të hendbollit (pos LH të Kroacisë dhe asaj të Sllovenisë) nuk kemi ndonjë përkrahje.

Sidomos habit sjellja e kryetarit të LHJ-së Mustafa Demir, i cili sipas mendimit tonë “frymë nuk guxon të marrë prej anëtarëve të LHS-së”, andaj nga kjo shihet që as nga LHJ-ja nuk mund të presim kurrfarë mirëkuptimi. “Sipas mendimit të Kryesisë, ajo vendosi që mos t’i dërgojë kurrfarë liste të gjyqtarëve, kontrollorëve dhe delegatëve për Ligën e parë dhe të dytë federative, derisa ata vetë nuk deklarohen se a dëshirojnë të referojnë në rangjet e përmendura më lart, apo dëshirojnë përmes lidhjes sonë legjitime të drejtojnë ndeshjet e veta, në kuadër të BSHPSK-së”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat