Istogu konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane

Hendboll

Istogu konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 22:40
Istogu konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane

Klubi i hendbollit Istogu konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane, do të marr pjesë në EHF Cup.

"Bordi udhëheqës i klubit të hendbollit 'Istogu' pas konsultave me të gjithë përkrahësit dhe bashkëpuntorët e klubit dhe institucionet relevante, ka vendosur që KHF 'Istogu' të jetë pjesë e garave evropiane, përkatësisht në EHF Cup.

Pasi që në tri vitet e fundit Istogu ka thënë fjalën e vet në kupa të evropës duke arritur edhe rezultate historike, kualifikim në 16-të skuadrat më të mira të kupës Challange. Dhe tani kur palestra në qytetin tonë është në përfundim e sipër kemi vendosur që mos të ndërprejmë kontinuitetin e pjesëmarrjes në evropë.

Për herë të katërt me radhë do te jemi pjesë e kupave evropiane dhe ndeshjet e garave evropiane do ti zhvillojmë për herë të parë në Istog, para publikut, dashamirëve dhe qytetarëve istogas.

Falënderojm të gjithë ata që kontribuan qoftë në aspektin finaciar, qoftë edhe në mënyra tjera, për të ngritur dhe mbajtur nivelin e KHF 'Istogu' .

Ju faleminderit, së bashku do të i'a dalim!", njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat