Makiqi godet rëndë: Për 30 vjet jemi ba shumë Rrahman Morina! Le të përgjigjet T. Kabashi

Hendboll

Makiqi godet rëndë: Për 30 vjet jemi ba shumë Rrahman Morina! Le të përgjigjet T. Kabashi

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2020 Në ora: 19:16
Aziz Makiqi

Legjenda e hendbollit, Aziz Makiqi, nuk e ka ndërmend të ndalet, por ka thënë se do të hap edhe shumë çështje tjera. 
Hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Makiqi, ka disa pyetje për disa protagonistë të hendbollit.  

Makiqi ka luajtur në vitet e 80-ta për Trepçën e Mitrovicës, Borcin e Ferizajt, pastaj në Bundesligën gjermane, në Proleter Naftagas të Zrenjanit në Vojvodinë (liga e parë ish jugosllave) dhe për të shtegtuar pastaj në ekipet tjera, po ashtu ka qenë edhe reprezentues i ish Jugosllavisë A.  

Sot në shkrimin tonë, "A e deklaruan të vërtetën apo gënjyen Makiqi e Llazari?", Makiqi ka dërguar një letër të hapur dhe ka disa pyetje, se çfarë ndodhi në Itali.

“Deri në fund, se kjo është një pikë prej qysh e kam shkruar herën e kaluar, prej 100 të zezave që i kanë bë kundër hendbollit, hendbollistëve, hendbollisteve, dashamirëve të hendbollit dhe Kosovës. 

Për me vërtetua se asnjë fjalë nuk kam gënjye dhe nuk kam shkru prej xhelozie veç prej dashnisë ndaj hendbollit, ja zgjedhja:

Pyete personin zyrtar të FHK-së, që ka udhëtuar me ekip çka ka ndodh ne Itali.

Kam qenë prezent në Mitrovicë në shoqëri me 13 a 14 ish hendbollistët e gjeneratës ku ishte edhe T. Kabashi. (vër. jonë është fjala për Taib Kabashin) mi shoqëru prej orës 14.00 deri 04.00, ka pas tema të llojllojshme. Normal mu me ka interesu se çka ndodhi në Itali, një ditë përpara kam bisedu me sekretarin gjeneralmajor të federatës i cili me tha atë që me tha edhe A. Llazari (Alfred Llazari), bile edhe të gjithë emrat. 

Në bisedë T. Kabashi tha se ai si ndihmëstrajneri ka pas marrëveshjen me federatën që ai ta udhëheq reprezentacionin A edhe pse A. Llazari është selektor (kjo punë mundet me ndodh vetëm te njerëzit që nuk kanë lidhje me sport ose ndonjë tradhti). Besoni se i kam besu T.K. Le të përgjigjet T. Kabashi me kanë prej bordit e ka ba këtë marrëveshje.

Te tretë me falni, se nuk njihemi por informatën e kam 100 për qind të sigurt që keni marr pjesë në këtë “tradhti”, lojtarët Kabashi, Curri, Mjeku kapiteni. Nexhdet Dobroshi, ndihmëstrajner ka qenë prezent, çka po thotë ai. Federata po hesht, dashamirë të hendbollit, kjo teoria se nuk e kanë ditë që A. Llazari ka dhanë dorëheqje  Nuk pinë ujë sepse udhëheqësi i rrugës për në Itali u dashtë me dhanë raportin (fjala është për vitin 2015).  

Zotëri Kemajl, kur t’i botosh deklaratat e këtyre që t’i thash (në qoftë se nuk e kanë pampersin), ta jap komplet kronologjinë e këtij rasti, se ky rast nuk ka fillu në Itali por 2 javë përpara, a u krye 2 a 3 javë mbrapa kur u bë pagimi i kësaj tradhtie. Në vitet 90 as Rrahman Morina nuk e kish bë këtë regji, domethënë kemi përparu shumë, për 30 vjet jemi bë shumë Rrahman Morina.

Zoti Isak (Isak Osmani) nuk kam mund, mos me u përzie jo për veti po për  30 vjet nga Kosova nuk ka dal asnjë lojtar e këta po lavdërohen si me qenë kampion botëror a nuk i njeh kush si te kalojnë Merdaren”, ka shkruar Makiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat