Si është mundur një 38 vjeçar dhe një 40 vjeçar ta dridhin Superligën e Kosovës?

Hendboll

Si është mundur një 38 vjeçar dhe një 40 vjeçar ta dridhin Superligën e Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 12:13
Kukrika dhe Prce

Po thonë se klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja ka përforcime të mëdha! 
Është e vërtetë që Besa ka përforcime!  

Përforcime të frikshme? Jo! 

Ante Kukrika ka 38 vjeç dhe Nikolla Prce në muajin gusht i mbush 40 vjeç, këta dy protagonistë po ta dridhin Superligën e Kosovës, pa e harruar edhe prodhimin vendorë që ka Besa!  
Si është mundur që një ekip si Prishtina t’ia ketë frikën Besës me dy lojtarë të jashtëm, njëri mbi 38 vjeç e tjetri gati i mbushi 40 vjeç? 

E habitshme jo vetëm për Prishtinën por edhe për klubet tjera kur thonë Besa e përforcuar! Çfarë përforcime? Me një 38 - vjeçar e 40 - vjeçar? Besa ka lojtarë shumë të mirë vendorë. 

Mos të harrojnë se Besa ka lojtarë të rinj, si Jon Muqollin, Egzon Gjukë, Yll Muqollin, Arti Luzhën, Drilon Tahirukajn, Bujar Ramosajn etj. që po japim maksimumin. A mos vallë, këta nuk janë vendorë apo kanë pikur nga Alaska? Kosova u lodh me arsyetime bajate,  grahni punës e bëni ekip! Prodhoni lojtarë! Kosova u lodh me lavde e diploma 30 centi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat