Arben Muqolli, si lojtar rrush me tituj, si trajner më i trofeshmi në Kosovë

Hendboll

Arben Muqolli, si lojtar rrush me tituj, si trajner më i trofeshmi në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 12:52
Arben Muqolli, si lojtar rrush me tituj, si trajner më i trofeshmi në Kosovë

Sipas statistikave që janë nxjerrë, Arben Muqolli është edhe si lojtar edhe si trajner bindshëm më i miri!
Arben Muqolli në 20 vitet e fundit ka fituar 25 trofe, 14 tituj e 11 Kupa të Kosovës!

Si lojtar ka qenë jashtë serik, i pandalshëm dhe vet e vendoste ndeshjen. 

Edhe si trajner është më i trofeshmi apo më i suksesshmi, ka pesë tituj e 4 Kupa? Cili homologë i tij të meshkujt ka kaq tituj apo Kupa si trajnerë? Statistikat e nxjerrin si babai i titujve si trajner! 

Përfshirë sukseset si lojtar e si trajner, gjithsej 25: 14 tituj e 11 Kupa. 

Habia tjetër, kurrë nuk e dëgjon duke u lavdëruar. 
Po t’i kishte dikush tjetër këto tituj si i ka Muqolli, sigurisht se do të shëtitej me pajton nëpër kryeqytet e tërë Kosovën duke ekspozuar trofetë! 

Ky është Muqolli, pak flet por ka suksese të mëdha!
Ka një gjeneratë brilante e me djem të ri që nuk ka i askush në Kosovë, një Yll Muqolli, Jon Muqolli, Egzon Gjuka, Bujar Ramosaj, Mursel Mehmeti, Art Luzha, Drilon Tahirukaj etj. 

Kjo është puna me gjeneratat e reja! Ka punë e kushte dhe ka pak fjalë në klubin më të organizuar Besa Famgas.  Muqolli fiton tituj e Kupa, nuk i premton koha për lëvdate!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat